Në rrugë
11 September, 2026 - 12:54 Poezi nga Azem Shkreli Tash jam diku larg teje, larg vedidhe – ku me dijtë kah më tresinudhëkryqet e shumta t’jetës? Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,jam ba lot e kangë,jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepunmajë gurit. Tash jam diku larg teje, larg vedidhe – ku me dijtë ku sosinfijet e këputuna t’kësaj kange? Jam ba pre shitimi i syve zjarr,jam ba bekim e namë,jam ba zog e re n’krah t’agsholeve t’bardha? Tash jam diku larg teje, larg vedidhe – ku me dijtë kah m’tresinudhëkryqet e shumta t’jetës?!/KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com