Në rrjet u ngrit alarmi që ishte rrëmbyer dhe vrarë, zbulohet e vërteta për Elton Tozajn
Aludimet se gazetari Elton Tozaj mund të ishte rrëmbyer apo dhunuar kanë qarkulluar gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale, pas deklaratave të tij të fundit ndaj disa personazheve të njohur shqiptarë. Dyshimet u shtuan pasi TikToker-i Aleks Vishaj ngriti publikisht shqetësimin për gjendjen e Tozajt, duke lënë të kuptohej se mund t’i kishte ndodhur diçka. Pas përhapjes së këtyre pretendimeve, Tozaj reagoi përmes një postimi në Instagram, duke i mohuar aludimet dhe duke sqaruar se ndodhej në punë. “Se di kush i hap këto lajme fake! Por unë jam thjesht në punë e sipër! Sonte ora 22:00”, shkroi ai në Instastory. Me këtë reagim, gazetari hodhi poshtë zërat për një incident të mundshëm dhe njoftoi se do të publikonte përmbajtje të reja gjatë mbrëmjes....
Burimi:
ntv.al