Burimi:
Top-Channel.tv

Në prag të nisjes së fushatës së PD, LaCivita publikon videon me buf dhe ironizon Ramën: Kush është miu?
👁12489
Në prag të nisjes së fushatës së PD që do të hapet sot në orën 19:00, këshilltari i fushatës së Sali Berishës Chris LaCivita, ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale. Ai ka postuar një video të një bufi që ha një mi, duke ironizuar kështu kryeministrin Edi Rama, i cili prej disa kohësh e personifikon Berishën me ‘bufin e kënetës’. “Kush është bufi dhe kush është miu”, shkruan ai në videon e publikuar. Who’s the “Owl” and who’s the mouse ….#Albania pic.twitter.com/A98EzZQ0VB — Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) April 10, 2025 Top Channel