Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në Portin e Durrësit e transportojnë drogën me paleta, shteti inekzistent’/ Llangozi: Shqipëria, korridor trafiku, ky është kartel!
Për avokatin, Arben Llangozi, Porti I Durrësit është kthyer në një nga pikat kryesore të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, edhe pse në vendin tonë në pesë vitet e fundit nuk është sekuestruar asnjë kilogram drogë. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Llangozi tha se në portin e vetëm të vendit, droga transportohet me paleta, ndërsa shteti është inekzistent. Sipas Llangozit, Shqipëria është kthyer në korridor të trafikut të narkotikëve, ndërsa kjo tregon për avokatin, që kemi të bëjmë me një kartel. Për Llangozin, aktiviteti i grupeve kriminale në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike vijon me intensitet...