Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Në patrullë me Alije Buzin, policja 24-vjeçare në Fier: Kam 9 muaj në këtë detyrë, e kënaqur me zgjedhjen time
Në Fier, një vajzë vetëm 24-vjeçare po shfaq shembullin e guximit dhe përkushtimit në një profesion të dominuar kryesisht nga burrat. Ajo është Alije Buzi, e cila prej nëntë muajsh mban me krenari uniformën blu dhe ka fituar respektin e kolegëve si një nga drejtueset e patrullës së rendit në qytetin e saj të lindjes.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Çdo mëngjes në ambientet e Komisariatit të Fierit nis me rreshtimin dhe instruksionet e shërbimit. Mes efektivëve dallohet edhe Alije, e cila sapo ka përfunduar Shkollën e Policisë dhe ka zgjedhur të shërbejë pranë komunitetit të saj. Reklama në...