Në orën 10:00 para Kryeministrisë/ Të shtunën thirret protestë kombëtare e studentëve, e pranishme dhe diaspora
Një thirrje për protestë është publikuar për ditën e shtunë, në orën 10:00, para Kryeministrisë në Tiranë. Ajo u drejtohet të rinjve, shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës, si dhe tifozëve të organizuar, me synimin për t’i bashkuar në një protestë të përbashkët. Në posterin e publikuar, protesta prezantohet me moton “Protestë rinore, kombëtare dhe diasporë”, ndërsa si pjesëmarrës të synuar përmenden rinia, kombëtarët, diaspora dhe grupimet “Ultras”.
Burimi:
gijotina.com