Në ndjekje të legjendës naziste, leje zyrtare për kërkimin e ‘Trenit të artë’

Në ndjekje të legjendës naziste, leje zyrtare për kërkimin e ‘Trenit të artë’

Një përparim i rëndësishëm mund të jetë bërë në kërkimin shumëvjeçar të “trenit të artë të Hitlerit”, trenit legjendar që, sipas gojëdhënave, është i ngarkuar me ar, stoli dhe madje edhe me “Dhomën e Ambrës”, një kryevepër artistike me një vlerë të përllogaritur deri në 300 milionë euro. Që prej vitit 1945, qeveri, forca ushtarake dhe gjuetarë thesaresh në Poloni kanë kërkuar pa ndërprerje për këtë tren misterioz, i cili besohet se u zhduk në kaosin e fundvitit të Luftës së Dytë Botërore. Tashmë, vëmendja është përqendruar në veri të vendit, në zonën Dziemiany, ku autoritetet kanë dhënë zyrtarisht leje...