Në motor me armë, kapet ‘i forti i Saukut’, në banesë iu gjet jelek antiplumb! E shkuara e errët: Vrasje, tritol…
PAMJE NGA ARRESTIMI -EDUART DUSHKU TIRANË-Eduart Dushku, 49 vjeç, me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje, është arrestuar në kuadër të operacionit policor “Eksponenti”. Dushku, i njohur si 'i forti i Saukut', u arrestua gjatë një ndalimi për kontroll në Rrugën e Elbasanit, teksa transportonte me motomjet një pistoletë me municion, të cilën dyshohet se do ta trafikonte. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti edhe një jelek antiplumb, ndërsa sekuestroi armën, motomjetin dhe celularin e 49-vjeçarit. Eduart Dushku rezulton me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për disa vepra penale, si: Dëmtime të tjera me dashje, shkatërrim i pronës, vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje, dhunë në familje, kallëzim i rremë, shkatërrim i...
Burimi:
zeri.ai