Në mes të protestave Kuvendi mblidhet të enjten, zbardhet rendi i ditës. Një javë më parë u anulua nga frika
Në kulmin e protestave dhe një javë pasi seanca e së enjtes së shkuar u anulua nga frika për jetën e deputetëve, Kuvendi ka njoftuar se do të zhvillojë të enjten, më 22 tetor 2026, në orën 10:00, seancën plenare publike. Sipas rendit të ditës, një nga çështjet kryesore është interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Në seancë janë parashikuar gjithashtu dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi. Ky i fundit ka kërkuar edhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj. Në rendin e ditës janë përfshirë edhe projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,...
Burimi:
kohajone.com