Në Lungomare dhe Zvërnec mungojnë hapësirat e lira, qytetarët nuk lejohen të bëjnë plazh pa pagesë

Në Lungomare dhe Zvërnec mungojnë hapësirat e lira, qytetarët nuk lejohen të bëjnë plazh pa pagesë

Qytetarët e Vlorës kanë ngritur shqetësimin se nuk mund të bëjnë më plazh në mënyrë të lirë. Sipas tyre, si në zonën e Lungomares, ashtu edhe në plazhin e Zvërnecit, hapësirat publike janë zaptuar nga subjektet private. Restorante, bare dhe biznese të ndryshme kanë vendosur shezlongë dhe çadra në çdo cep të bregdetit, duke mos lënë asnjë hapësirë të lirë për qytetarët që nuk duan ose nuk kanë mundësi të paguajnë. Sipas të dhënave, në vitin 2024, 167 subjekte private kanë përfituar të drejtën për të menaxhuar pjesë të plazheve. Për këtë sezon, numri parashikohet të ulet në rreth 70,...
Burimi: Syri.net