Në korrikun e 1718 shfaqej premierë në Firence opera “Skënderbeu” e Vivaldit

Në korrikun e 1718 shfaqej premierë në Firence opera “Skënderbeu” e Vivaldit

302 vjet më parë, pikërisht në korrik të vitit 1718 u shfaq për herë të parë në Firence opera “Skënderbeu” e kompozitorit italian Antonio Vivaldi.Diku, në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një opera për Skënderbeun. Ishte një vepër me një histori të koklavitur. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë, e prej atëherë e deri në ditët tona ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e saj ka humbur dhe, tashmë kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitative (rreth 60 faqe të ruajtura).Kjo pjesë e veprës  u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003, ...