Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim prej muajsh për vrasjen e Bejtjes, kush e strehonte Flodian Plakun?! Policia shoqëron shtatë persona
Policia e Vlorës ka shoqëruar shtatë persona që mund të kenë dijeni për fshehjen e Flodian Plakut. Ata janë duke u marrë ne pyetje në Drejtorinë e Policisë se Vlorës, raporton korrespondeti i Top Channel, Mikel Marsi. Flodian Plaku, që u arrestua sot në Orikum, teksa u kap me dy armë zjarri me vete, është një nga tre të akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes. 41-vjeçari konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe me precedent të mëparshëm penal.