Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar
👁2263
Një 26-vjeçar i identifikuar si Besmir Ajazi është kapur dhe ekstraduar nga Greqia në Shqipëri. Ai dy vjet më parë plagosi me thikë një person në qytetin e Kuçovës. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për ngjarjen kriminale. Konkretisht në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë goditi disa herë me thikë një qytetar, gjatë një konflikti të çastit me të.