Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Policia ka arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 39-vjeçari, i cili tentoi të vriste një shtetas në Korçë në muajin Shkurt 2025. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë. “Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët në Greqi, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për sigurimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, u mundësua lokalizimi në...