Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në kërkim për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, arrestohet 46-vjeçari
Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike. Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë. “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi...