Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Në kërkim për krime zgjedhore, procedohet penalisht 27-vjeçari në Lezhë
👁12446
Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim më 5 maj për krime zgjedhore dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar sot dhe vënë nën hetim nga policia në Lezhë. Policia njoftoi se “në vijim të komunikatës së datës 05.05.2025, ku është shpallur në kërkim shtetasi Xh. S., 27 vjeç, si një nga autorët e dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ju informojmë se: Më datë 18.05.2025, nga Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Lezhë, u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të...