Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim për impiant gazi pa leje, pronari i Delvina Gas rezulton edhe në dosjen e Arben Ahmetajt
Policia e Vlorës njoftoi se ka shpallur në kërkim pronarin e kompanisë Delvina Gas, Sokol Meqemeja. Ky i fundit dyshohet se ka ndërtuar pa leje një impiant gazi në tokë publike, në Delvinë. Në lidhje me këtë shkelje, policia ka vënë në pranga edhe dy inxhinierët e kompanisë, Elton Malkaj dhe Luan Metaj. Këta dy të fundit janë vënë në pranga për akuzën “ndërtim i paligjshëm” dhe “pushtim i tokës” me qëllim përfitimi. Për të njëjtat akuza, në kërkim janë shpallur pronari i kompanisë, Sokol Meqemeja, 56 vjeç, si dhe administratori, Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim...