Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Kroaci 23-vjeçari shqiptar
Një 23-vjeçar, i identifikuar si Arian Toçi, banues në Peshkopi është arrestuar në Kroaci. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Hetimeve Paraprake e L’Aquilas, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Ky operacion i suksesshëm u realizua falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit dhe bashkëpunimit operacional ndërmjet strukturave të FAST Albania, pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, dhe partnerëve ndërkombëtarë. Policia e Shtetit, nëpërmjet strukturave...