Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari! Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Në kërkim nga GJKKO, kapet në Rinas 57-vjeçari! Akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë. 57-vjeçari me iniciale G. S., synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim. GJKKO-ja ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Njoftimi: Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal...