Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërkohë që rezultonte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale. Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe në koordinim me Interpol Tiranën, ndaloi shtetasin H. L., banues në Deçan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Vjena. Shtetasi 41-vjeçar dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”. Arrestimi u bë pas kontrolleve të shtuara në hyrje të vendit, ku gjatë verifikimeve në vijën e dytë u konstatua urdhri...
Burimi: Top-Channel.tv