Në Iran shtohen thirrjet për prodhimin e armëve bërthamore
Dikur në Iran ishte tabu të flitej publikisht për zhvillimin e armëve bërthamore. Autoritetet shpesh i referoheshin fetvasë së ish-udhëheqësit suprem, ajatollah Ali Khamenei, e cila ndalonte zhvillimin e armëve të shkatërrimit në masë. Zyrtarët iranianë prej kohësh kanë ngulmuar se programi bërthamor i vendit shërben vetëm për qëllime civile. Thirrjet e hapura për prodhimin e një bombe bërthamore nga ligjvënës dhe zyrtarë të lartë të sigurisë do të ishin të paimagjinueshme disa vjet më parë. Por, me luftën me Shtetet e Bashkuara që nuk po i shihet fundi, kjo nuk është më e paimagjinueshme. Pas gati tetë muajsh konflikti dhe me Uashingtonin që raportohet se po shqyrton sulme ndaj Malit Pickaxe, një objekt nëntokësor, ku sipas zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë Irani ka zhvendosur mijëra...
Burimi:
syri.net