Në Gjykatën e Posaçme kërkohet të vijë Ervis Martinaj si dëshmitar!

Në Gjykatën e Posaçme kërkohet të vijë Ervis Martinaj si dëshmitar!

Fati i Ervis Martinajt nuk dihet. E kanë zhdukur apo është vetzhdukur, pyetje pa përgjigje. Ndërkohë gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka thënë se Ervis Martinaj e kanë zhdukur bandat rivale. Në GJKKO u zhvillua këtë të mërkurë seanca ndaj Leonard Dukës, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos. Gjatë procesit u diskutuan provat e mbledhura dhe dëshmitë e dhëna. Avokatja e Leonard Dukës ngriti dyshime për mënyrën si u trajtua dëshmia e Blendi Tetës, teksa pati edhe përplasje me përfaqësuesit e prokurorisë. Ajo kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve, përfshirë edhe Ervis Martinajn, fati i të cilit nuk dihet...
Burimi: Kohajone.com