Në “gjueti” të shoferëve rebelë! Kamera e Vizion Plus, një natë me Policinë Rrugore në zonat problematike
Nga Esido Barkaj Ndryshe nga dita, kur Tirana përballet me trafikun e rënduar dhe lëvizjen e ngadaltë, nata në kryeqytet ndryshon kryekëput rregullat e lojës. Ndërsa pjesa më e madhe e qytetit pushon, për Policinë Rrugore puna sa vjen e ndërlikohet. Shpejtësi tej normave, alkool pas mesnate dhe gara të paligjshme. Kamera e Vizion Plus ka ndjekur nga afër, hap pas hapi, punën e efektivëve të rrugorës në terren në akset më problematike të kryeqytetit. Ndodhemi në Unazën e Madhe, një nga akset më të rëndësishme, por nga ana tjetër edhe më të rrezikshme gjatë orëve të vona të natës në kryeqytet. Pikërisht asfalti i drejtë i kësaj rruge shpesh herë përdoret si pistë e improvizuar gara me automjete ndaj policia rrugore shpesh herë patrullon...
Burimi:
vizionplus.tv