Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë, GJKKO shpall vendimin për deputetin e PD, e dënon me gjobë
Gjykatën e Posaçme mbajti sot seancë për deputetin Qani Xhafa, deputetit të PD ndaj të cilit SPAK ngriti akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur, duke shkaktuar aksident. Gjykata e Posaçme pasi u tërhoq për vendim, ka dënuar deputetin e PD Qani Xhafa. Gjyqtarja Irena Gjoka sipas gazetares së Top Channel Anilla Hoxha, tha “për këtë vepër Xhafa dënohet me nëntë muaj burgim”. Më pas të pandehurit i zbritet dënimi në 6 muaj burgim. Në përfundim Gjykata dha dënimin me 900 mijë lekë gjobë, që duhen paguar brenda dhjetë ditëve nga shpallja e vendimit me formë të prerë. Gazetarja...