Në Gjakovë u hap ekspozita personale “CODE” e piktorit Kamuran Goranci
Nga: Blerim Valla Organizuar nga Drejtoria për Kulturë e Gjakovës dhe Galeria e Arteve e këtij qyteti u hap ekspozita personale e piktorit Kamuran Goranci.Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini,, së bashku me kuratorin e ekspozitës, Zeni Ballazhi.Z. Ardian Gjini shprehu kënaqësinë e veçantë që Gjakova po pret një emër si Kamuran Goranci. Ai theksoi se Gjakova ka një traditë jashtëzakonisht të pasur kulturore e artistike, dhe se artistë të këtij kalibri, përmes punës, krijimtarisë dhe talentit të tyre të spikatur, po pasurojnë ndjeshëm jetën shpirtërore dhe kulturore të qytetit.Ndërsa kuratori dhe njohësi i njohur i artit pamor Zeni Ballazhi e vlerësoi ekspozitën si një “takim të fuqishëm me artin, ngjyrat dhe emocionet”.Ai tha se pikturat e...
Burimi:
kultplus.com