“Në Gaza po ndodh një masakër, por mos më detyroni të përdor fjalën me G”

“Në Gaza po ndodh një masakër, por mos më detyroni të përdor fjalën me G”

Etgar Keret, shkrimtari i njohur izraelit, buzëqesh për herë të parë gjatë gjithë intervistës dhe vendos dorën mbi ballë, si për të thënë: “E dija që ky moment do të vinte”. “Dni që ta them atë fjalë që fillon me G? Mund të them vetëm çfarë shoh: Izraeli po shkatërron qytete të tëra, po zhvendos miliona njerëz, po përdor urinë si armë lufte. Shoh diçka çnjerëzore, të tmerrshme, të papranueshme. Por kjo etje për t’i vënë një emër çdo gjëje është fryt i kulturës së Instagramit. A është Putini si Hitleri? Jo, është ndryshe. A është genocid ajo që po ndodh në Gaza? Nuk e di. Le të ndalim këtë masakër, të lirojmë pengjet dhe pastaj të thërrasim juristët më të mirë të botës për...