Në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Në Fushë Krujë, qytetari kërkon të votojë edhe për gruan e tij

Nis votimi në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë. Në 50 minuta janë paraqitur për të votuar 4 qytetarë. Kjo qendër votimi ka në total 754 votues. Pjesëmarrja deri më tani paraqitet e ulët, teksa deri më tani procesi paraqitet i qetë dhe pa problematika. Një situatë e pazakontë është krijuar, pasi qytetari kërkon të votojë edhe për bashkëshorten, por nuk lejohet.
Burimi: Syri.net