Në fundjavë nisin kampionatet e moshave, ja kalendari i javës së parë
Sezoni i ri i kampionateve kombëtare të moshave ngre siparin këtë fundjavë, me tre kategori që do të zbresin në fushë për javën e parë të garës. Abissnet Superiore U-19, Abissnet Superiore U-18 dhe Abissnet Superiore U-15 do të nisin rrugëtimin e tyre për sezonin 2026/27, duke sjellë sërish në fokus talentet e rinj dhe akademitë e futbollit në vend. Kampionati Abissnet Superiore U-19 do të hapet me supersfidën Partizani – Vllaznia, që do të zhvillohet më 6 shtator, në orën 11:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndërkohë, takimi Bylis – Skënderbeu nuk do të zhvillohet këtë fundjavë, pasi klubet kanë rënë dakord që ndeshja të luhet në një moment të dytë. Java e parë, Abissnet Superiore U-19 Partizani – Vllaznia, 06.09.2026, 11:00AF Elbasani – Teuta,...
Burimi:
telesport.al