Në Francë në qeli, në Shqipëri Ermal Beqiri fiton tenderin për AKSHI-n, Jonaid Myzyri shpall fituese kompanitë e biznesmenit
Jonaid Myzyri dhe Ermal Beqiri TIRANË-Biznesmeni Ermal Beqiri edhe pse i ndodhur në qelitë e paraburgimit në Francë, në Shqipëri kompania e tij vazhdon të fitojë miliona nga tenderat publikë. Beqiri është në pritje të ekstradimit, ku SPAK e ka shpallur në kërkim lidhur me akuzat për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, por Jonaid Myzyri i OPB i ka ofruar një tjetër tender të AKSHI-t për shërbimin e internetit. Konkretisht sipas dokumenteve zyrtare të publikuara më 4 shtator 2026, Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) me në krye Jonaid Myzyrin ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve NSolution shpk dhe HORIZON shpk, të dyja me pronar Ermal Beqirin për tenderin me objekt “Loti 1 – Shërbimi Internetit Linja 1 AKSHI”. Fondi limit...
Burimi:
zeri.ai