”Në faqe ka edhe politikanë shqiptarë”, ekspertja e IT-së: Videot janë ende të aksesueshme

”Në faqe ka edhe politikanë shqiptarë”, ekspertja e IT-së: Videot janë ende të aksesueshme

Një deklaratë e fortë është bërë nga ekspertja e IT-së, Denisa Kele foli për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime të personazheve publikë. Kele tha se ka aksesuar një prej faqeve ku publikohen këto materiale dhe, sipas saj, ka konstatuar praninë edhe të videove që lidhen me figura të politikës shqiptare. ”Ka personazhe të tjerë nga bota politike që janë pjesë e këtyre faqeve. Shpresoj që policia t’i shohë dhe t’i fshijë. I kam parë dhe i kam identifikuar”, tha ajo, duke shtuar se autoritetet janë në dijeni të ekzistencës së faqes. Sipas ekspertes, shqetësimi bëhet edhe më i madh pasi materialet, sipas saj, vijojnë të jenë të aksesueshme kundrejt pagesës. Duke iu referuar rastit të Adrian Hilës, Kele hodhi dyshime mbi mënyrën se si...