Miratohet paketa anti-dhunë për protestat! Opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme

Miratohet paketa anti-dhunë për protestat! Opozita: Do ta çojmë në Kushtetuese. PS: Kufizime të përkohshme

Me vetëm një votë kundër dhe një abstenim, Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes miratoi aktin normativ që parashikon ndryshime në ligjin për tubimet, duke vendosur kufizime të reja për zhvillimin e protestave dhe masa ndëshkuese për shkelësit. Ndryshimet synojnë të përcaktojnë zona të mbrojtura pranë institucioneve, të forcojnë masat ndaj pjesëmarrësve që shkelin rregullat, si dhe të parandalojnë thirrjet për dhunë të shpërndara përmes rrjeteve sociale. Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Xhemal Qefalia, gjatë prezantimit të nismës në komision, renditi disa prej masave që parashikon akti normativ. “Krijimin e mundësisë që këto kufizime të përkohshme të mbrojnë institucionet. Zona të mbrojtura. Parandalimi i thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale. Dokumentimi audiovizual i thirrjeve. Përshkallëzimi i gjobave”, deklaroi Qefalia. Opozita ka shprehur mbështetje për...