“Në emrin tim nuk flet dot njeri”/ Rama sqaron raportet me Ergys Agasin

“Në emrin tim nuk flet dot njeri”/ Rama sqaron raportet me Ergys Agasin

edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me raportet e tij me biznesmenin Ergys Agasi. Rama u shpreh se marrëdhëniet personale, njohjet apo edhe fotografitë me persona të ndryshëm nuk mund të interpretohen si një funksion publik dhe nuk i japin askujt të drejtën të pretendojë se përfaqëson kryeministrin. “Mua më kanë bërë shumë afërsi ose shumë rrëfenja me afërsitë. Afërsia me mua, me një njeri apo tjetrin, nuk është në funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi që flasin në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar ndonjëherë njeri të flasë në emrin tim. Unë nuk kam autorizuar njeri të bëjë punët e shtetit në emrin tim”, deklaroi Rama. Kryeministri tha se e ka përjetuar me...