Në Egjipt sot jetojnë pesë milionë veta me origjinë shqiptare

Në Egjipt sot jetojnë pesë milionë veta me origjinë shqiptare

Unë ende kam kushërit e mi dhe pasardhësit e tyre nga ana e babait (Tana Canameti nga Rremulli në Mat, halla e ime e martuar me Haziz Dinin nga Dërjani në Mat) që jetojnë në Egjipt. Por, fatkeqësisht pas emigrimit (apo ekzili i dytë për prindërit) tonë në Francë, u shkëputën marrëdhëniet me ta. Në një rrëfim personal nga komunikimi me dashamirë shqiptarë, inteektuali dhe atdhetari i shquar Arif Mati, na jep informacione të rralla dhe të jashtëzakonshme për shqiptarët në Egjipt. Edhe pse në një komunikim të zakonshëm me miq, informacionet e ngjeshura që jep kanë vlerë të veçantë për shqiptarët sot jashtë Egjiptit. “Që kur ka ik mbreti Faruk nga Egjipti në 1952, shumë Shqiptarë emigruan në katër anët e Botës (SHBA, Australi,...