Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në dy muajt e ardhshëm, dokumentojmë masakrën elektorale’/ Xhaferri: Besimplotë se OSBE-ODIHR do kërkojë ripërsëritjen e zgjedhjeve!
👁11467
Për kryetarin e FRPD, Besart Xhaferri, dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për PD, për të faktuar akuzat e kësaj force politike për masakrën elektorale që është kryer sipas saj në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, nën moderimin e Armela Ferkos, Xhaferri tha se një proces i tillë kërkon njohuri dhe ekspertizë të detajuar nga juristët për të dokumentuar atë që ka ndodhur më 11 maj, me tjetërsimin e votës së qytetarëve nga mazhoranca socialiste. Sipas Xhaferrit, përmes provave, të dokumentuara me pamje filmike dhe foto, brenda dy muajve...