Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në Chengdu janë gati të startojnë Lojërat e 12-ta Botërore
Jose Perurena, presidenti i Shoqatës Ndërkombëtare të Lojërave Botërore (IWGA), i vlerësoi lart përgatitjet e Chengdu-së për Lojërat e 12-ta Botërore, në një konferencë shtypi të mbajtur përpara ceremonisë së hapjes të enjten mbrëma. Perurena tha që përgatitjet e Chengdu-së i kanë kaluar të gjitha pritshmëritë dhe se qyteti organizator është gati për të krijuar histori. Xu Xingguo, zv.presidenti ekzekutiv dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Organizator të Lojërave Botërore të Chengdu-së 2025, beson se ceremonia e hapjes së këtyre lojërave do të theksojë karakteristikat thelbësore të identitetit të Chengdu-së si një qendër kulturore, dhe forcën tërheqëse të kulturës së lashtë Bashu. Lojërat Botërore të Chengdu-së do të përmbajnë 256 kategori ku do të jepen medalje, në 60 disiplina të 34 sporteve, me gati 4...