Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Në çdo 1.5 km rrugë, një kamer dixhitale
👁6541
Në çdo 1.5 kilometër rrugë të tre akseve kombëtare që lidhin Tiranën me Vlorën, Rinasin dhe Elbasanin, është vendosur një kamera dixhitale. Këto kamera të fuqishme janë në funksion 24 orë dhe regjistrojnë çdo shkelje rrugore që kryhet nga përdoruesit e rrugës. Shkeljet filmohen, regjistrohen dhe kalojnë për përpunim në qendrën kombëtare të kontrollit të trafikut. “Ndodhemi në Qendrën Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e para e këtij lloji në Shqipëri, janë 200 km rrugë të cilat monitorohen në kohë reale me kamera dixhitale”, raportoi gazetarja Erikleda Dorezi. “Ne kemi tre segmente që janë Tiranë-Elbasan, Vorë-aeroporti “Nënë Tereza”, dhe segmenti...