Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në 580-vjetorin e Shkollës Arbërore në Venedik (1442)!
Jahja Drancolli Marrëdhëniet arbërore – venedikase datojnë së paku nga shek. XI. Nga kjo kohë e sidomos nga kapërcyelli i shk. XIV, Republika e Venedikut, pasi që kishte shtetin, fuqinë ekonomike dhe zotëronte gati me gjithë bregdetin e Adriatikut dhe me pjesën më të madhe të ishujve të Bizantit, pra edhe me disa qytete bregdetare të Arbërisë, qendra e saj ishte bërë jo vetëm një vend takimi i shumë mërgimtarëve, por edhe rrugë për afirmimin e kulturës së tyre në kulturën e Rilindjes Europiane. Këtej, sipas mërgimtarëve të ngulitur këtu, nisën të quheshin edhe pjesët ca më të vogla të qytetit. Në këtë kontekst, sipas komunitetit arbëror, i cili ishte në qytet dhe rrethe, u quajtën gjashtë rrugë Calle degli Albanesi. Në zonën San Marco...