Në 29 shtator diskutohet ‘Territorjalja’, Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

Në 29 shtator diskutohet ‘Territorjalja’, Këshilli Bashkiak kërkon pjesëmarrjen e Veliajt, kërkesë SPAK-ut dhe Burgjeve

Erion Veliaj TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës ka kërkuar pjesëmarrjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në mbledhjen e 29 shtatorit, e parashikuar të zhvillohet në orën 15:00. Në kërkesën drejtuar SPAK dhe Burgjeve, Këshilli kërkon që Veliaj të lejohet të marrë pjesë fizikisht në mbledhje, nëse masat kufizuese që zbatohen ndaj tij e mundësojnë një gjë të tillë. Në të kundërt, kërkohet që kryebashkiakut t’i mundësohet pjesëmarrja përmes videokonferencës ose një forme tjetër komunikimi të miratuar. Në mbledhjen e 29 shtatorit Këshilli Bashkiak i Tiranës do të diskutojë projektligjin për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore dhe çështje të administrimit të Bashkisë së Tiranës. Kërkesa: Këshilli Bashkiak do të mblidhet ditën e martë, datë 29 shtator 2026, ora 15:00, në sallën e Këshillit Bashkiak, për shqyrtimin, mes të...