“Në 2021, na e bëri garën mal, sot u bashkua me ne”/ Rama falenderon gratë dhe vajzat demokrate që tashmë garojnë me PS-në: Ju siguroj që nuk do të bëheni pishman

“Në 2021, na e bëri garën mal, sot u bashkua me ne”/ Rama falenderon gratë dhe vajzat demokrate që tashmë garojnë me PS-në: Ju siguroj që nuk do të bëheni pishman

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit ”Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” tha se shumë vajza demokrate i janë bashkuar këtë vit Partisë Socialiste. Ai i falenderoi dhe u premtoi se nuk do të pendohen. “Prisni se s’keni parë gjë akoma”, tha ai. Edi Rama: Unë kam besuar gjithmonë që hendekun absurd të tifozllëkut, konfliktualitetit, luftës së ftohtë së kampeve politike këtu në Shqipëri mund ta ngushtojnë vetëm gratë dhe vajzat. Kurajo qytetare e dekanes së Ekonomikut dhe deputetes sonë në listën e Vlorës për të na u bashkuar ne, duke ardhur nga kampi tjetër, nuk besoj se është rastësi....
Burimi: Top-Channel.tv