Ndue Ukaj: Shkrimtari dhe ndjenja e detyrimit moral ndaj shoqërisë

Ndue Ukaj: Shkrimtari dhe ndjenja e detyrimit moral ndaj shoqërisë

Ndue Ukaj Nga Ndue Ukaj Shkrimtarin Mario Vargas Llosa e kam fort për zemër dhe e lexoj me shumë kënaqësi. Më pëlqejnë veprat e tij letrare, stili mahnitës i shkrimit, por edhe esetë e intervistat e tij, ku flet për shqetësimet krijuese, ndjeshmërinë e tij përballë shoqërisë, idetë për letërsinë, artin, dhe detyrimet e intelektualit karshi sfidave shoqërore. E admiroj për pikëpamjet humane që i transmeton në letërsi e në esetë e tij, por edhe për një aftësi të jashtëzakonshme për t’u transformuar e për të ndryshuar. Dhe e them me kënaqësi se kam mësuar shumë prej tij. Më pëlqen besimi i tij i palëkundur te letërsia. E admiroj sinqeritetin e tij kur flet për modelet që ka ndjekur, për transformimin si intelektual, ndërgjegjësimin, për...