Ndryshon trajtimi i pacientëve me kancer nga 2027, çfarë premton ministrja e Shëndetësisë

Ndryshon trajtimi i pacientëve me kancer nga 2027, çfarë premton ministrja e Shëndetësisë

Shërbimet onkologjike në spitalet rajonale do të lidhen me qendrat shëndetësore, me qëllim përmirësimin e ndjekjes së pacientëve me sëmundje tumorale dhe koordinimin mes mjekëve specialistë dhe atyre të familjes. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas ministres, rrjetëzimi i pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale me qendrat shëndetësore do të nisë më 1 janar 2027, me vënien në funksion të Institutit Kombëtar të Onkologjisë. Kjo skemë synon të garantojë ndjekje të vazhdueshme për pacientët dhe të lehtësojë marrjen e shërbimeve sipas nevojave të tyre. Vëmendje e veçantë, sipas Spahiut, do t’u kushtohet pacientëve që jetojnë në zona të largëta, të moshuarve dhe personave me vështirësi në lëvizje, për...