Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ndryshon ligji për kontrata e futbollistëve në Itali, çfarë përfitojnë klubet
Në Itali po përgatiten për një ndryshim të madh ligjor. Një dekret i ri i miratuar nga Këshilli i Ministrave ka zgjeruar kohëzgjatjen maksimale të kontratave të sportistëve nga 5 në 8 vite. Kjo reformë përfshin futbollin dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si klubet menaxhojnë marrëdhëniet me lojtarët. Kontratat më afatgjata i lejojnë klubet të amortizojnë investimet për kartonët e lojtarëve në një periudhë më të gjatë. Kjo ndihmon në përmirësimin e bilanceve financiare dhe rrit qëndrueshmërinë ekonomike. Rregulli i mëparshëm ishte në fuqi për 45 vite. Ndryshimi i referohet nenit 11 të dekretit të ri, i...