Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndryshojnë procedurat e vlerësimit së pronës për privatizim, deri në 300 mijë lekë për ekspertin
👁11000
Ndryshojnë procedurat për vlerësimin e pronës shtetërore që privatizohet. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 926, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore, që privatizohet apo transformohet dhe procedurën e shitjes”, të ndryshuar. Me ndryshimet e reja, për herë të parë do të përfshihen pagesat për ekspertin e vlerësimit. Pagesa për ekspertin përcaktohet në masën 2% të vlerës së objektit, me një kufi minimal prej 60,000 lekësh dhe maksimal prej 300,000 lekësh, me TVSH të përfshirë. Pagesa e ekspertëve dhe çdo shpenzim për përgatitjen e dokumentacionit...