Ndryshojnë balancat në Tiranë, PD i rimerr mandatin Agron Shehajt

Ndryshojnë balancat në Tiranë, PD i rimerr mandatin Agron Shehajt

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1121 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate. Ndërsa demokratët me 132003 votat e marra deri tani kanë 14 mandate, duke ia rimarrë partisë Mundësia. Partisë së Agron Shehajt tashmë i ka mbetur 1 mandat, teksa ka grumbulluar 18463 vota. Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.
Burimi: Sot.com.al