Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

Nisma për mbledhjen e 20 mijë firmave për ndryshimin e kodit zgjedhor has në pengesën e parë, mungesën e kohës. Gazetarja e Top Channel Elda Menga ka zbuluar shkresën e grupit nismëtar për ndryshimin e ligjit zgjedhor drejtuar KQZ që i kërkon shtyrjen e afatit për mbledhjen e nënshkrimeve deri më 15 dhjetor. Përfaqësuesi i komitetit nismëtar Kristaq Kume në shkresën drejtuar KQZ i shpreh shqetësimin se procesi i mbledhjes së firmave është duke u përballur me sfidën e kohës duke kërkuar mirëkuptim e Komisionerit Ilirjan Celibashi për një vendimmarrje te re. Me 15 qershor KQZ i dha dritën jeshile mbledhjes se firmave për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, raporton Top Channel. Një grup aktivistësh të shoqërisë civile më në krye ish kreun e KQZ Kristaq...