Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndryshimet në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, regjim i unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjitha bizneset
Ndryshimet në ligjin “Për tatimet mbi të ardhurat”, parashikon kthimin e regjimit të tatimeve në një sistem të unifikuar dhe progresiv taksimi për të gjitha bizneset, përfshirë edhe sektorin e teknologjisë së informacionit, akomodimin apo bizneset sezonale. Sektori i teknologjisë së informacionit, strukturave akomoduese apo bizneset sezonale, për vite me radhë ka përfituar nga skemat preferenciale, ndërsa sipas ministrisë së Financave, pritet që “politikat preferenciale tatimore të jenë të përkohshme, të targetuara dhe jo diskriminuese për sektorë të tjerë. Trajtimi preferencial për sektorë si akomodimi, IT, apo bizneset sezonale do të hiqet gradualisht”. Sipas dokumentit zyrtar të Strategjisë Afatmesme të...