Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe, kush ikën dhe kush vjen (Emrat)

Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit në disa qarqe, kush ikën dhe kush vjen (Emrat)

Kryepolici Skënder Hita ka ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Siç u bë me dije një ditë më parë, Kastriot Skënderaj emërohet në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Fatmir Hoxha nga drejtues i Policisë së Elbasanit emërohet Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Policisë. Luigj Vathi lë drejtimin e Policisë së Beratit për t’u vendosur në krye të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë që deri në këtë moment drejtohej nga Gëzim Zhupaj. Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Pas 2 vitesh në këtë detyrë, Zhupaj lë postin e drejtorit të Kufirit dhe Migracionit në Korçë për t’u transferuar si shef sektori në Drejtorinë e Policisë. Kryekomisar Dashnor Muhaj transferohet nga Zëvendësdrejtor për Rendin...