Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndryshime në Mbretërinë e Bashkuar: Nuk ka më “marrëveshje konfidencialiteti”, stop heshtjes për diskriminimet dhe ngacmimet në punë
Punëdhënësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ndalohet të përdorin marrëveshje konfidencialiteti (NDA) për të penguar viktimat të flasin për ngacmim seksual apo diskriminim në vendin e punës, sipas një ndryshimi të ri ligjor të propozuar nga qeveria. Ky ndryshim është pjesë e Projektligjit për të Drejtat e Punësimit, i cili pritet të hyjë në fuqi më vonë gjatë këtij viti. Ai parashikon anulimin automatik të çdo NDA-je që ka për qëllim të heshtë punonjësit për çështje të sjelljes së pahijshme apo diskriminimit. Zëvendëskryeministrja Angela Rayner e përshëndeti ndryshimin si një hap thelbësor, duke thënë: “Është koha që ta zhdukim...