Ndryshime në krye të konvikteve, emërohet drejtori i ri në ”Qyteti Studenti”
Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi, i cili merr drejtimin e institucionit përgjegjës për akomodimin e studentëve. Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe këtë vit punën për përmirësimin e kushteve të akomodimit dhe shërbimeve për studentët.
Burimi:
kohajone.com