Ndryshim në drejtimin e QSUT, drejtoresha jep dorëheqjen, caktohet pasuesja

Ndryshim në drejtimin e QSUT, drejtoresha jep dorëheqjen, caktohet pasuesja

Pas 14 muajsh në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Prof. Dr. Alma Cani ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së përgjithshme. Në vend të saj, sipas burimeve, pritet të emërohet Prof. Ass. Donjeta Bali, mjeke pediatre onkohematologe me një përvojë 21-vjeçare në shërbimin e Onko-Hematologjisë Pediatrike të QSUT. Prezantimi i saj me stafin drejtues të spitalit do të bëhet ditën e sotme. Alma Cani e mori drejtimin e QSUT më 25 mars 2024, pas largimit të ish-drejtoreshës Albana Fico, teksa tani do të rikthehet në pozicionin e saj të mëparshëm pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku do...
Burimi: Javanews.al